MENU
klinika

“Dua mamin”

Bebe Rexha tregon betejën me infeksionin

07.08.2020 - 10:52

Bebe Rexha po e vuan shumë infeksionin më të fundit që i ka shkaktuar sinoziti.

Këngëtarja shqiptare ka përditësuar fansat me situatën e saj aktuale, dhe na duhet të themi se duket tejet mase e lodhur dhe e pamundur fizikisht.

E shtrirë, me rrathë të zinj poshtë syve dhe me hematomat që i kanë krijuar injeksionet që ka marrë në krahë, Bebe tregon se lufta me sinozitin nuk ka mbarim.

Këngëtarja duket se po i kalon këto momente të vështira larg prindërve, pasi në një postim ajo ka treguar publikisht nevojën për të pasur nënën e saj pranë.

Më tej ajo shprehet mirënjohëse ndërsa lutet për njerëzit në Bejrut, pas shpërthimit të fuqishëm që shkaktoi mbi 100 viktima.

Një lutje shkon edhe për të gjithë ata njerëz në SHBA që janë të sëmurë dhe po luftojnë dita ditës, në këtë kohë pandemie.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?