MENU
klinika

Planet ambicioze të Elon Musk

Me një tru-makinë mund të kontrollojmë teknologjinë!

28.08.2020 - 16:25

Elon Musk do të demonstrojë një tru-makinë funksional, si pjesë të planit të tij ambicioz për t’u dhënë njerëzve fuqi supernjerëzore.

Kompania e tij Neuralink, filloi të bëj studime njerëzore vitin e kaluar, raporton BBC.

Po të premten, demonstrimi do të involvojë një robot dhe neuronet e këtij truri makinë do të ndizen në kohë reale thuhet në llogarinë e tij në Twitter.

Kjo gjë mund të u ndihmojë njerëzve me gjendje të ndryshme neurologjike të kontrollojnë telefonat ose kompjuterët me mendjen e tyre.

Por ambicia e tij afatgjatë është të arrijmë në një periudhë që Musk e quan “gjendje supernjerëzore”. Njerëzit duhet të interferojnë me intelegjencë artificiale, në mënyrë që të parandalohet fakti që IA të bëhet e fuqishme sat ë shkatërrojë racën njerëzore.

Neuralink është krijuar në vitin 2017 dhe ka punuar shumë në rekrutimin e shkencëtarëve. Makina që kompania është duke zhvilluar përbëhet nga një makineri e vogël që ka 3.000 elektroda të ndërlidhura me zgjatime më të holla se sa floku njerëzor, që mund të monitorojë aktivitetitin e më shumë se 1000 neuroneve të trurit.

Në lajmërimin e fundit të kësaj kompanie u tha se ishin duke bërë testime në një majmun i cili mund të kontrolloj kompjuterin me tru.

Poashtu kanë ndërtuar një ‘robot neurosurgjikal’ që thuhet se mund të fusë 192 elektroda në tru për sëcilën minutë.

Ari Benjamin, nga Universiteti I Pennsylvania, tha për BBC se problem kryesorë për të zhvilluar këtë lloj teknologjie është kompleksiteti i trurit njerëzor.

“Dekodimi i qëllimeve dhe planeve të lëvizjes është i vështirë kur nuk e kupton kodin neural sipas të cilit gjërat komunikohen”.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”