MENU
klinika

"Basha të kapërcejë modelin e tij"

Mentor Nazarko: Berisha s’duhet të jetë në listën e kandidatëve për deputet

12.08.2020 - 16:42

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për koronavirusin, tha se në Shqipëri, pandemia ka përmasa normale.

“Koronavirusi është bërë më agresiv, por më pak vdekjeprurës. Por është realitet se jemi duke e prekur më shumë, sepse po ndërrojnë jetë edhe persona publikë. Jo se të tjerët nuk kanë rëndësi, se edhe ata jetë njerësish janë, por ne po e prekim më shumë Covid-19.

Por Shqipëria unë besoj se ka një numër normal sa i përket popullatës të numrit të personave të infektuar me virus. Maqedonia për shembull ka shënuar rekorde të të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19”, tha Nazarko.

I pyetur në lidhje me faktin nëse Sali Berisha duhet të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në PD, Nazarko u shpreh se kjo gjë nuk duhet të ndodhë.

Sipas tij, Berisha nuk duhet të jetë në listë për kandidat për deputet, pasi në fund të fundit ka humbur zgjedhjet dhe se Basha duhet ta kapërcejë modelin e paraardhësit.

Nuk e ndjej hapjen e PD. Nuk e ndjej, sepse edhe ndonëse ata thonë se kanë fuutur ekspertët më të mirë europianë, sërish kemi atë ngrirje. Ka të dhëna shpresë-dhënëse, për shembull zotti Mustafaj tha se 70 përqind janë figura të reja. I mbetëm pikëpamjes se ajo që solli PS më 2005 ishte dicka e re, ndërsa sot duket pak e vështirë. Sa i takon zotit Berisha, unë besoj se nuk duhet që të jetë deputet. Kjo sepse Sali Berisha ka akoma fuqi në PD. Sali Berisha nuk duhet të jetë në listën e kandidatëve për deputetë, sepse Basha duhet të kapërcejë modelin e paraardhësit të tij. Basha duhet të kapërcejë Berishën, që në fund të fundit është një humbës.  Berisha mund të jetë një këshilltar i mirë por vetëm kaq”, u shpreh Nazarko.

Më tej, Mentor Nazarko foli për situatën politike në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Ai tha se në Kosova ka një kaos të madh, kurse foli edhe për situatën politike në Shkup.

Unë e shikoj se Kosova është një kaos. Kemi probleme të brendshme, kemi mungesë të aksionit të qeverisë së zotit Hoti, edhe për shkak të stilit të tij të aksionit që nuk është stil i reklamës, duket si lëvizje e crregullt. Dukt se nuk po bqëhet sa duhet ndaj kundërshtarit historik që është Serbia. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, mendoj se Zaev ka pasur përplasje edhe me shërbimet sekrete për procesin “Monstra”, duke shbërë realitete që nuk ishin të vërteta apo mënyra si veproi duke përfshirë shqiptarë në lista.

Zoran Zaev ka bërë më shumë se cdo lider maqedonas. BDI e ka kompaktsuar shqiptarinë. BDI do kryeministër shqiptar. Por mund të kemi edhe riskun e madh që të kemi qeveri totalisht maqedonase. Unë mendoj se Shqipëria duhet të shikojë që zgjidhë faktorin shqiptar. Shqiptarët duhet që të përcaktohn si komb përcaktues në Maqedoninë e Veriut për shumë gjëra. Prsh edhe Portin e Vlorës mund ta ndërtojmë me Maqedoninë e Veriut, por është një projekt që ka nevojë për rezaurim”, përfundoi Nazarko.