13.08.2020 - 18:59
Mercedes-Benz ka bërë një thirrje urgjente për të tërhequr nga tregu më shumë se 30,000 makina nga frika se një aksidenti vdekjeprurës të shkaktuar nga çatia e makinës.
Gjiganti i makinave luksoze kërkoi manufakturimin e modeleve C, CLK, CLS dhe E Class të prodhuara ndërmjet viteve 2000 dhe 2010, pasi zbuloi defektin këtë javë.
“Jetëgjatësia e lidhjes mes panelit të çatisë së xhamtë të makinës dhe panelit që e lëviz atë mund të mos jetë në standardet e duhura në disa makina,” u shpreh kompania.
Makinat tashmë janë thirrur për rikthim në fabrikë për shkak të frikërave se kjo mund të shkaktojë aksidente vdekjeprurëse.