MENU
klinika

'Rrezik për aksidente vdekjeprurëse’

Mercedes-Benz bën thirrjen urgjente: Të rikthehen 30,000 makina

13.08.2020 - 18:59

Mercedes-Benz ka bërë një thirrje urgjente për të tërhequr nga tregu më shumë se 30,000 makina nga frika se një aksidenti vdekjeprurës të shkaktuar nga çatia e makinës.

Gjiganti i makinave luksoze kërkoi manufakturimin e modeleve C, CLK, CLS dhe E Class të prodhuara ndërmjet viteve 2000 dhe 2010, pasi zbuloi defektin këtë javë.

“Jetëgjatësia e lidhjes mes panelit të çatisë së xhamtë të makinës dhe panelit që e lëviz atë mund të mos jetë në standardet e duhura në disa makina,” u shpreh kompania.

Makinat tashmë janë thirrur për rikthim në fabrikë për shkak të frikërave se kjo mund të shkaktojë aksidente vdekjeprurëse.