MENU
klinika

Gjobitet dhe i hiqen pikë Racing Point

Mercedes pa rivalë, do triumfin në 70-vjetorin e Formula 1

07.08.2020 - 16:18

Valtteri Bottas dh kohën më të mirë në seancën e parë të praktikës së lirë të Formula 1 në 70-vjetor. Piloti finlandez dha kohën 1:26.166, para Mercedesit tjetër të Lewis Hamilton (+0.138) dhe të Red Bull i Max Verstappen (+0.727).

Nico Hulkenberg me Racing Point (zëvendëson Perez pasi është pozitiv me Covid-19) u rendit i katërti (+0.776). Vend i pestë për Ferrarin e Charles Leclerc (+0.896), ndërsa e kokëkuqja tjetër e Sebastian Vettel e shtata (+1.332).

Raundi i pestë i Botërorit 2020 në Formula 1 është një mundësi për të festuar 70 vjet të Formulës 1 dhe Mercedes po duket qartazi superiore, ashtu si një javë më parë, pavarësisht problemit të gomave, që duket se është lënë pas.

Ndërkohë, organizatorët e Formula 1 gjobitën me 400 mijë euro dhe zbritje me 15 pikë nga renditja e përgjithshme për ekipin anglo-kanadez Racing Point, që nuk ka zbatuar rregullat për motorët, pikërisht në garën e dytë në Austri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN