Mesazhet e Instagramit duket se do të përbashkohen me Facebook Messenger në një përditësim të ri.
Tiparet e reja vijnë kryesisht nga Facebook Messenger. Kur përdoruesit zgjedhin të azhurnojnë, atyre u ofrohet opsioni i një “pamje të re shumëngjyrëshe për bisedat tuaja”, aftësinë për të “reaguar me çdo emoji”, por e rëndësishmja nga të gjitha, edhe opsioni që të “bisedojnë me miqtë që përdorin Facebook”, shkruan The Independent.
Kjo për shkak se ndryshimi duket të jetë pjesë e planit të Mark Zuckerberg për të unifikuar të gjitha platformat e mesazheve në Facebook: DM-të e Instagram-it, Messenger-it dhe WhatsApp-it.
Sipas planit të ri, përdoruesit do të jenë në gjendje të bisedojnë me dikë në një platformë tjetër pasi të gjithë do të ndajnë infrastrukturën e njëjtë.
Nëse klikohet po, butoni i mesazhit direkt do të ndryshojë në një ikonë të Facebook Messenger.