MENU
klinika

Ja vendet që kërkojnë sanksione

“Mesdheu Lindor do të vendosë të ardhmen e lidhjeve BE-Turqi”

19.08.2020 - 12:59

Zhvillimet në Mesdheun Lindor do të përcaktojnë të ardhmen e marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë, thanë të martën Greqia dhe Qiproja Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias bëri një vizitë në Qipron Jugore dhe u takua me homologun e tij Nikos Christodoulides dhe presidentin Nikos Anastasiadis. Të dyja palët vendosën për hapin e radhës që do të ndërmarrin përpara mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së që do të zhvillohet në Berlin më 27 dhe 28 gusht.

Duke pretenduar se aktivitetet e Turqisë në rajon janë të drejtuara kundër BE-së, Dendias i bëri thirrje bllokut të përgjigjet duke iu kundërvënë asaj. Ai tha se “Turqia po injoron ligjin ndërkombëtar dhe detar si dhe vlerat evropiane”.

Greqia, Qiproja Jugore dhe Franca kanë kërkuar që “BE-ja të vendos sanksione ndaj Turqisë për shkak të aktiviteteve të saj në rajon”. Turqia javën e kaluar rifilloi kërkimet e burimeve në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme detare për delimitimin.

Marrëveshja erdhi disa ditë pasi Ankaraja tha se do të shtyjë kërkimet e saj të naftës dhe gazit si një gjest i vullnetit të mirë. Por, pasi e shpalli marrëveshjen greko-egjiptiane “të pavlefshme”, Turqia autorizoi anijen kërkimore sizmike Oruç Reis të vazhdojë aktivitetet e saj në zonën brenda shelfit kontinental të vendit.

Anija do të vazhdojë misionin e saj dy-javor deri më 23 gusht së bashku me anijet Cengiz Han dhe Ataman. Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet e Greqisë për shpalljen e zonës ekskluzive ekonomike bazuar në ishujt e vegjël pranë brigjeve turke, duke shkelur interesat e Turqisë, vendit me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.

Turqia ka thënë gjithashtu se burimet e energjisë pranë Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila ka lëshuar një licencë të Turkish Petroleum dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se e vetmja zgjidhje për mosmarrëveshjen ishte përmes dialogut dhe negociatave si dhe kërkoi nga Athina të respektojë të drejtat e Turqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Përbindëshi” amerikan zbarkon në ishullin grek

Tensionet me Turqinë, mediat greke nxjerrin fotot e fregatës së dëmtuar


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s