MENU
klinika

I ati në Milano

Messi blen shtëpi afër selisë së Inter, tifozët ëndërrojnë

07.08.2020 - 14:23

Duket një ëndërr e pamundur, por tifozët e Interit vazhdojnë të shpresojnë se Lionel Messi do të bëhet pjesë e tyre në të ardhmen. Situata e krijuar te Barcelona me krisje mes drejtuesve e lojtarëve mund të shtyjë argjentinasin të largohet.

Por ajo që bën më shumë të besojnë mbështetësit zikaltër është zhvendosja drejt Milanos e familjes Messi. Më saktësisht, babai i tij ka blerë prej disa ditësh një banesë në Milano, duke u zhvendosur aty. Sipas asaj që ka mësuar “Gazzetta Dello Sport”, banesa në fjalë është vetëm pak metra larg selisë së Interit.

Edhe pse nga Spanja e përgënjeshtrojnë mundësinë e një transferimi në Milano të familjes Messi, asgjë nuk duhet rastësore në këtë pikë. Fakti se Messi ka vendosur të mos rinovojë për momentin me katalanasit dhe vitin tjetër mund të largohet me parametër zero, bën që të gjithë të jenë të vëmendshëm ndaj çdo detaji apo dëshire të futbollsitit.

Ndaj Suning po studion si të bëjë hapin e rëndësishëm që do të afronte “Pleshtin” në atë që do të ishte padyshim një nga transferimet më të rëndësishme në historinë e klubit zikaltër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN