MENU
klinika

Lajmi nga gjiganti mediatik

Messi dhe Neymar i bashkohen Guardiolas te City?

26.08.2020 - 15:56

Pas kërkesës zyrtare të Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona, po dalin shumë seknarë, që lidhen me skuadrën e re të argjentinasit. Sipas lajmit sensacional nga ESPN në Brazil, para se të kërkonte përfundimin e kontratës me Barcelonan përmes Burofax, Messi i ka telefonuar mikut të tij Neymar.

Argjentinasi duket se i ka kërkuar brazilianit nëse do të ishte dakord të shkonin së bashku për të luajtur te Manchester City. “Na pret Guardiola…” thuhet t’i ketë thënë numri “10” yllit brazilian të PSG! Por, jemi ende te fantazia dhe te hipotezat.

Një revolucion i bujshëm në tregun e transferimeve i cili është pasuruar kështu nga lajmet e reja të raportuara nga Jorge Nicola. Manchester City është klubi favorit për goditjen e shekullit.

Në fakt, nëse largimi i Lionel Messit nga Barcelona do të ishte zyrtar, anglezët do të konsideronin mundësinë për t’i ofruar argjentinasit një kontratë afatgjatë, e cila do ta shihte atë të transferohej te Neë York City (satelit i familjes nga Etihad) pas 3 vjetësh në Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transferimi i mundshëm te Juventus

Sponsori mund të bëjë bashkë Messin me Ronaldon