MENU
klinika

Dyshja sulmuese e Barcelonës

Messi dhe Suarez darkojnë bashkë, ku do luajnë ata?

27.08.2020 - 12:11

Situata te Barcelona vijon të jetë e nderë jo vetëm sa i përket Messit, por edhe lojtarëve të tjerë që priten të largohen. “El Chiringuito de Jugones” ka arritur të fotografojë Messin dhe Luis Suárez në dalje të një restoranti të famshëm luksoz në qytetin e Barcelonës, ku ata kishin darkuar së bashku.

Argjentinasi dhe uruguajani, të cilët dolën me makinat e tyre përkatëse, u takuan si miq për kokë që janë. Nuk dihet me saktësi nëse kjo ka qenë darka e tyre e fundit si lojtarë të Barçës. Kjo është fotoja e parë i Leos, pas “bombës” që shpërtheu të martën, kur kërkoi largimin.

Miku i ngushtë, Suarez, e ka marrë tashmë lajmin e keq nga Ronald Koeman se nuk është në planet e tij për sezonin e ri. Uruguajani qe i pari, që u njoftua nga trajneri i ri për procesin e domosdoshëm të rinovimit të Barçës.

Pikërisht, ai vendim është një nga arsyet e shumta që Leo të largohet nga skuadra katalanase, ndërsa Manchester City ka marrë epërsinë për të nënshkruar argjentinasin. Megjithatë, sipas asaj që thonë mediat në Argjentinë, qëllimi i kapitenit është të paraqitet për t’u stërvitur me Barcelonën, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transferimi i mundshëm te Juventus

Sponsori mund të bëjë bashkë Messin me Ronaldon