Që nga marsi, miliona njerëz në mbarë botën janë detyruar punojnë nga shtëpia, nga hapësira të improvizuara në shtëpitë e tyre.
Por zgjidhjet nuk kanë qenë aq efektive, duke patur parasysh që shtëpia nuk është një ambient pune, dhe fëmijët janë gjithmonë nëpër këmbë.
Zgjidhja e Panasonic është Komoru, një tavolinë dhe ndarje që mund të vendoset në shtëpi dhe të krijojë një lloj mini-zyre. Kompania bëri një studim të 1000 personave që punojnë aktualisht nga shtëpia, dhe zbuloi se rreth gjysma e tyre po punojnë në dhomën e tyre të pritjes. Me këtë situatë në mendje, Panasonic krijoi një model që përshtatet në dhomën mesatare të pritjes, pa marrë shumë hapësirë.
Shumë studio kanë lëshuar zgjidhje për këtë problem që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Shumica e atyre modeleve kanë qenë zyra të vogla në oborrin e shtëpisë, të cilat pa dyshim që janë të dobishme për t’u pasur, por zakonisht kushtojnë dhjetëra mijëra dollarë.
Në krahasim, Komoru është një relativisht e lirë, rreth 88,000 jen, ose 835 dollarë, kur ajo të dalë në shitje në shtator në Japoni.