MENU
klinika

Ja cilat kategori përfitojnë

Miratohen 5,191 shtesë paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna

12.08.2020 - 16:39

Qeveria ka miratuar 5,191 paga shtesë për punonjësit  e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, nisur nga fakti që ky sektor ka qenë më i prekuri nga COVID-i. Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor.

Qeveria shqiptare miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

 Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane