MENU
klinika

Hoteli me tabelë edhe në shqip

Mirë se vini në Alaskë, atje ku shqiptarët kanë gjetur Amerikën!

13.08.2020 - 14:09

       Alaska, që quhet “The Last Frontier-Kufiri i fundit”, pika më e largët e SHBA-së dhe e globit, është vendi ku “Shqiptarët kanë gjetur Amerikën”

Diaspora shqiptare, e shpërndarë në të katër anët e botës, për më shumë se 130 vjet, ka pasur një qendër të rëndësishme dhe mjaft të kërkuar, emigracionin në Amerikë.

Këtu, përjashtim nuk duket se bën aq Arktiku-Alaska, pika më fundore e botës, ku sot dhe qytetet e fundit të Amerikës, kufi me Siberinë-Rusinë, vendbanimet e Alaskës, kanë nga 5 deri në 50 familje shqiptare.

Familje këto, të cilat jetojnë në grupe të vogla, në kryeqytetin e Alaskës, Janau, por ka edhe disa familje në qytetet në ndarjen me Rusin-Siberinë.

Aty, siç tregojnë shqiptarët e Alaskës, janë 5 deri në 50 familje shqiptare, që punojnë në administratë, nxjerrjen e naftës, minierat e arit, peshkim, hekurudhat, polici, pilotë dhe taksistë.

Me grupe të vogla, janë të vendosur deri në qytetet, si: Nome, Gembell, Bethel, Barrow, Fairbanks, por është edhe “kryeqendra” e shqiptarëve të Alaskës – qyteti më i madh në vend, me 300 mijë banorë, Anchorage, që jo zyrtarisht, thuhet se ka rreth 1,300 shqiptarë.

Në qytetin më të madh të Alaskës, Anchorage, shqiptarët duket se kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë atë që quhet këtu “Alaska Dream- Ëndërra e Alaskës” . Ata thonë, se jetojnë mirë dhe shfaqen para kamerës tonë mjaft të kënaqur, mbasi siç thonë këta shqiptarë që jetojnë prej vitesh, kanë siguruar të ardhura dhe bëjnë një jetë të rehatshme.

Mirëpo, ajo që më bëri përshtypje, gjatë vizitës trijavore në Alaskë, ishte se në qytetin Anchorage, përpara një hoteli ku u vendosa, hotelin “IT -Intel Tower”, ishte vendosur edhe skulptura e një ariu polar, me përshëndetjen e mirëseardhjes të përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botês, përfshirë edhe gjuhën shqipe, me përshëndetjen «Mirë se vjen!».

 

Nga: Beqir Sina

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane

“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’