MENU
klinika

Ankth dhe stres pas Covid 19?

Mjekja Ariana Rreli: Grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë

13.08.2020 - 13:42

Pas rastit të 29-vjeçarit të infektuar me Covid 19, që i dha fund jetës sot duke u vetë hedhur nga lartësia në spitalin “Shefqet Ndroqi”, flet mjekja psikiatre e njohur, Ariana Rreli.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, Rreli pranoi se personat që preken nga Covid 19 shfaqin simptoma të stresit dhe janë të tensionuar. Ajo shtoi se edhe nga pacientët që po trajton, janë të rinjtë ata që më së shumti shfaqin këto simptoma, ndaj këshilloi që në spitale të ketë psikologë për trajtimin e tyre.

“Situata të tilla sjellin tension dhe stres tek të gjithë personat. Pacientët e prekur janë në një gjendje të rënduar psikologjike. Prania e psikologëve do ishte ndihmëse”,– tha ajo.

Rreli sqaroi se: “Ka persona që e kanë kaluar Covid por mbetet ana psikologjike, kanë çrregullime kanë ankth. Grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë. Kam mbi 15 raste që po i trajtoj e kanë kaluar tashmë dhe po i trajtoj unë. Mosha mesatare është 26 vjeç. Karakteristikë e tyre është ndryshimi i gjumit, ankesa kryesore që kanë është reduktimi i orëve të gjumit. Kjo i bën më pak të përqendruar dhe energjik, ndërkohë që duan t’i rikthehen aktualitetit. Kanë nervozizëm, humori është disi më i rënë. Pra ulet niveli i reagimeve pozitive, paraqesin edhe rënie të oreksit”,– shtoi ajo.

Rreli këshilloi që në këtë situatë duhet të jemi racionalë pikë së pari.

“Duhet të mos i tejkalojmë këto përjetime emocionale, ne mund ta vetëmenaxhojmë situatën. Duhet shumë kujdes me jetën e përditshme, të qëndrojmë larg alkoolit, larg substancave dhe medikamenteve që mendojmë se mund t’i vetëpërdorim. Të kemi një jetë sociale jashtë këtyre bisedave mbytëse, të na përfshijnë mendimet pozitive si dhe të bëjmë shumë aktivitet fizik”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!