MENU
klinika

Tërmeti, pandemia dhe integrimi, arsye të fuqishme për qetësi politike

Nazarko: Çfarë duhet të bëjë Basha për të tërhequr shoqërinë “gri”!

04.08.2020 - 16:59

Analisti Mentor Nazarko komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke thënë se “Basha duhet të bëjë maksimumin, të fusë një fluks të ri figurash të reja në ekipin, që do të konkurojnë PS në zgjedhjet e ardhshme”.

Sipas Nazarkos, aktualisht potenciali opozitar i shoqërisë është i lartë dhe kalon mbi 50%, ndaj dhe Basha duhet të tregohet tërheqës dhe i kujdesshëm për të fituar besimin e kësaj pjese gri.

“Basha do duhet ta kapërcejë modelin e Berishës. Basha i 2004-2005 ishte një figurë tërheqëse. Figurat që kishte përballë ishin demode, ndërsa ai kishte një gjuhë perëndimore. Basha i sotëm, që ka bërë disa hapa, ka një ndryshim me shenja të modermit, nuk është i ngjashëm me COP-in e Berishës. Gjatë kësaj periudhe shoqërisë sonë i janë ofruar figura të reja dhe PD mund të kishte ofruar figura të tilla. Ky mekanizëm që u zgjodh mesa duket nuk e ofron këtë mekanizëm. Edhe integriteti apo eksperienca politike nuk është garanci për cilësi të fluksit të përzgjedhjes. Ndërkohë, Rama është përpjekur të tregojë se rezonon apo sintonizohet me këto prirje jashtëpartiake. Rama përpiqet ta rishpikë veten. Ai është përpjekur të krijojë një parti përtej të majtës dhe të djathtës, mbi to. Me listat e hapura Rama qetësoi shumë njerëz. Njerëzit që ishin pro listave të hapura po i japin të drejtë Ramës. Besoj se ai nuk do të qëndrojë këtu, do ketë surpriza të tjera, në mënyrë që të bëjë një listë fituese. Ai kërkon të qendërzohet, të jetë protagonist.

Rama ka cecntralizuar pushtetin në partinë e tij. Problemin e kriminalizimit të politikës nuk e shoh tek ata që në rininë e tyre kanë bërë gjëra të vogla, në emigracion. Dua të them se është një sfidë e vërtetë për opozitën që të tregojë se gjatë kësaj periudhe e ka kapërcyer ylberin, është e hapur, joshëse, thithëse. Unë nuk po shoh, madje radikalizmi në të cilin PD kërcënon se mund të rrëshkasë, mund të jetë largues. Është një betejë e vështirë kjo për opozitën, që të jetë tërheqëse për pjesën gri. Mendoj se potenciali opozitar i shoqërisë sonë është i lartë, mbi 50%, por që të jesh tërheqësh për këtë pjesë, do duhet të jeshë i kujdessshëm në përzgjedhje. Basha duhet të bëjë maksimumin, të fusë një fluks të ri figurash të reja në ekipin, që do të konkurojë PS në zgjedhjet e ardhshme”, tha Nazarko.

I pyetur lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe sa rol mund të luajë në këtë periudhë, analisti Nazarko u përgjigj: “Kjo është një nga ato krizat me karakter global, që imponojnë një paqe të madhe politike. Qoftë tërmeti, dhe tani pandemia, janë dy arsye të fuqishme që në vend të mbizotërojë qetësia. Edhe integrimi evropian është një prioritet absolut, që duhet përballur të paktën si Kroacia, që pati mencurinë të miratojë me konsensus ligjet për integrim. Ne jemi akoma në tranzicion dhe të dy partitë janë fajtore për këtë. E shoh deri diku frymëzuese që Basha propozon rikthimin e taksës së sheshtë, por nuk mjafton.

Duhet një jorgan, që të mbulojë këmbët tona. Shqipëria duhet të rreshtohet në të njëjtën vijë me Serbinë sa i takon integrimit, duhet të mos mbetet e fundit në Ballkan. Qeverisja me bazë të gjerë do të ishte risi në këtë periudhë. Por presioni që vjen nga poshtë për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë është i fortë. Shqipëria duhet të tregojë pjekuri, në kuadër të hapjes së negociatave. Edhe BE i intereson një rajon sa më i qetë, që vlen jo thjesht për të arritur dialogun Kosovë-Serbi, por edhe stabilitet kundrejt Rusisë”.