MENU
klinika

Personazhi-emblemë

Ndahet nga jeta, “partizani i vogël, Velo”

04.08.2020 - 09:47

      Në moshën 90-vjeçare është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo”. Mbetur jetim që në fëmijëri, Konstandin Ropi lindi në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930.

Prindërit iu vranë dhe ai u detyrua të dilte në mal partizan, në moshën 12-vjeçare.

Është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re”, që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Pas çlirimit të vendit, Ropi mësoi në shkollën ekonomike për kontabilitet, në vitet 1947 – 1948. Më pas, ka studiuar në Shkollën e Bashkuar.

Në Tiranë, përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe njëkohësisht, Akademinë Ushtarake. Më pas, u dërgua me shërbim në Durrës, ku shërbeu për shumë vite.

Pas daljes në pension, u rikthye në vendlindje, në Korçë.

Konstandin Ropi kishte në zotërim një arsenal dekoratash, marrë për veprimtarinë e tij në luftë, si: “Medaljen e trimërisë”, “Medaljen e flamurit”, ndërsa në Moskë, është dekoruar nga ish-presidenti rus Boris Jelcin, me dekoratën e luftëtarit kundër nazizmit.

Koco Ropi do të përcillet për në banesën e fundit, në qytetin e Korçës, në orën 14.00.