MENU
klinika

Himarë

Ndërhynë për të ndaluar sherrin, plagosen tre policë

08.08.2020 - 14:03

Policia e Vlorës ka arrestuar një person në Himarë dhe ka shpallur një tjetër, pasi kanë dhunuar efektivët, në momentin që këta të fundit kanë ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti.

Sipas uniformave blu, janë goditur fizikisht dhe me sende të forta 3 efektivë, duke iu shkaktuar dëmtime. Ata kishin ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.
—-
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Llakatund, pasi është konstatuar në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, duke drejtuar motorrin pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier