MENU
klinika

Tragjikë në radhët e Kakavijës!

Ndërron jetë 10-vjeçari, përplaset nga ambulanca

15.08.2020 - 09:57

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës gjatë radhëve të gjata të krijuar në Kakavijë.

Një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një ambulancë që po kalonte në rrugë. Fëmija nga Lezha po qëndronte në radhë prej ditësh me familjen e tij në pritje për të kaluar pikën kufitare.

Ambulanca po shkonte për të marrë një person që kishte shfaqur problem shëndetësore gjatë pritjes në radhë prej 4 ditësh, kur në atë moment fëmija i ka prerë rrugën autoambulancës.

Fëmija i është shkëputur nga dora nënës së tij dhe ka dalë para ambulancës, ku fatkeqësisht përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale për të miturin.

Nga videon e siguruara nga Report Tv shihet se përplasja ka qenë e fortë, ku ambulanca ka shumë dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen njollat e gjakut të të miturit.