MENU
klinika

NBA

Ndeshje për statistikë, përfundon sezoni i rregullt

15.08.2020 - 09:14

NBA ka mbyllur sezonin e rregullt. Janë luajtur sot në Orlando ndeshjet e fundit, sfida që më së shumti kanë qenë për statistikë, pasi gjithçka është thuajse e përcaktuar për sa i përket fazës play off.

Tashmë ka mbetur vetëm një ndeshje shtesë për t’u zhvilluar, ajo mes Portland dhe Memphis, që do të përcaktojë skuadrën e fundit çereknaliste në Konferencën e Perëndimit.

Skuadra që do të tojë këtë ndeshje do të renditet e teta dhe do të luajë ndaj Lakers në çerekfinale. Spikati ndeshja Clippers-Thunder, teksa u vendos në shtesë. Rockets humbën keq, por Harden ishte shënuesi më i mirë me 27 pikë.

REZULTATET

Los Angeles Clippers – Oklahoma City Thunder 107-103

Houston Rockets – Philadelphia 76ers  96-134

Denver Nuggets – Toronto Raptors 109-117

Miami Heat – Indiana Pacers 92-109

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN