MENU
klinika

Ferma e mbështetur nga Skema Kombëtare

Leskovik/ Shembulli kuptimplotë i suksesit të krijuar nga pasioni

01.08.2020 - 09:42

“Farma Sotira” në Leskovik përbën një shembull kuptimplotë se si puna e suksesi krijohen nga ambicia e pasioni i njeriut.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ferma është mbështetur nga Skema Kombëtare e mbështetjes përmes AZHBR, për mbarështimin e gjedhëve.

“Respekt! Në aksin ndërmjet Leskovikut dhe Ersekës, midis mrekullisë natyrore, dy bashkëshortët, Jonida dhe Toni, kanë ndërtuar parajsën e tyre me emrin “Farma Sotira”, ku gjenden të gjitha elementët agroturistikë, nga ferma blegtorale, tek gatimi tradicional, shtëpizat e fjetjes prej druri dhe shëtitjet me kuaj në shtigjet pyjore”, – theksoi Rama

Kryeministri Edi Rama bënë të ditur se “vit pas viti, ferma është mbështetur nga Skema Kombëtare e Qeverisë shqiptare përmes AZHBR, për mbarështimin e gjedhëve, teksa sot ofron jo vetëm një model mbresëlënës të mikpritjes tipike shqiptare, po edhe një shembull kuptimplotë për se si puna e suksesi krijohen nga ambicia e pasioni i njeriut, edhe në fund të botës”.

“Kam rreth 23 kuaj. Nga këto janë 10-12 janë të stërvitur gati për vizitorët. Jam trajner kuajsh. I marr të pamësuar, dhe për dy javë, po qenë me karakter të mirë për dy javë e bëj gati”, – tha Toni, guidë dhe administrator.

“Paketat janë deri në katërditore. Një ditë shkojmë deri në Leskovik, rreth 30 kilometra. Këtë vit ka pasur goxha kërkesa dhe nga shqiptarët”, – vijoi Toni.

“Një orë e gjysmë udhëtim, 15 euro për të huajt, për shqiptarët 1 500 lekë”, – bëri të ditur ai. “Unë kam dhe 120 lopë që i mbaj për produktin ushqimor të fermës, mishin”, – shtoi ai.

“Më bëhet qejfi që qeveria i ka kthyer sytë nga agrobiznesi. Këtu ka shtigje shumë të bukura. Unë sa herë marr shtigjet, edhe pse kam bërë gjithnjë ecje, surprizohem”, – u shpreh bashkëshortja e Tonit.

  • Më poshtë postimi i plotë i kryeministrit:

Në aksin ndërmjet Leskovikut dhe Ersekës, midis mrekullisë natyrore, dy bashkëshortët, Jonida dhe Toni, kanë ndërtuar parajsën e tyre me emrin “Farma Sotira”, ku gjenden të gjitha elementët agroturistikë, nga ferma blegtorale, 🐄🐖🐑🐏tek gatimi tradicional, shtëpizat e fjetjes prej druri🏠dhe shëtitjet me kuaj në shtigjet pyjore🐎🐎🐎
Vit pas viti, ferma është mbështetur nga Skema Kombëtare e Qeverisë Shqiptare përmes AZHBR, për mbarështimin e gjedhëve, teksa sot ofron jo vetëm një model mbresëlënës të mikpritjes tipike shqiptare, po edhe një shembull kuptimplotë për se si puna e suksesi krijohen nga ambicia e pasioni i njeriut, edhe në fund të botës👌😃

RESPEKT🙏Në aksin ndërmjet Leskovikut dhe Ersekës, midis mrekullisë natyrore, dy bashkëshortët, Jonida dhe Toni, kanë ndërtuar parajsën e tyre me emrin “Farma Sotira”, ku gjenden të gjitha elementët agroturistikë, nga ferma blegtorale, 🐄🐖🐑🐏tek gatimi tradicional, shtëpizat e fjetjes prej druri🏠dhe shëtitjet me kuaj në shtigjet pyjore🐎🐎🐎Vit pas viti, ferma është mbështetur nga Skema Kombëtare e Qeverisë Shqiptare përmes AZHBR, për mbarështimin e gjedhëve, teksa sot ofron jo vetëm një model mbresëlënës të mikpritjes tipike shqiptare, po edhe një shembull kuptimplotë për se si puna e suksesi krijohen nga ambicia e pasioni i njeriut, edhe në fund të botës👌😃

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 31. Juli 2020