MENU
klinika

Kosova me bilanc lufte

Në një javë humbën jetën 59 pacientë nga Covid-19

09.08.2020 - 09:43

Java e fundit në Kosovë ka qenë shumë e vështirë në përballje me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë publikuar çdo ditë një bilanc lufte, ku çdo ditë kanë humbur jetën mesatarisht 10 pacientë dhe qindra të tjerë janë infektuar.

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, këtë javë kanë humbur jetën 59 pacientë. Nëse të hënën në 3 gusht Kosova shënonte 256 viktima nga COVID-19, ndërsa sot ky numër ka arritur në 315.

Ndërkohë numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 59, teksa nga to 3 mijë e 942 janë ende aktive.

Ky është një bilanc lufte, ku infrastruktura shëndetësore është duke shteruar dhe vendi po shkon drejt kolapsit.