MENU
klinika

Nuk fitoi dot luftën ndaj COVID

Në pritje të një fëmije, humb jetën policja shqiptare

11.08.2020 - 09:09

Virusi i tmerrshëm COVID-19 i ka marrë jetën një policeje e cila ishte në pritje për tu bërë nënë së shpejti.

Mediat kosovare shkruajnë se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, ndërsa nuk arriti ta fitojë betejën ndaj Covid-19.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesdite.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN