MENU
klinika

Histori e vërtetë

Në Shkodër, një anëtar i familjes nga Afrika…

17.08.2020 - 10:48

      Tregohet si përrallë, por ka ndodhur në realitet. Një shqiptar nga Shkodra, kishte sjellë nga Afrika, një fëmijë jetim me ngjyrë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në vitin 1912.

Kjo është historia e gjyshit tonë, në një nga udhëtimet e tij tregtare. Ishte një udhëtim me anijen “Hulusije” për në Afrikë, për të blerë tekstile dhe mallra të ndryshme.

Pasi mbaruan ngarkimin e mallit në anije, një djalë i vogël afrikan, rreth 12 vjeç, iu lut që ta merrte me vete. Ai nuk kishte familje dhe trembej se do të merrnin skllav.

Gjyshi u mahnit nga djali i vogël dhe, pasi u këshillua me ekuipazhin e anijes, e mori djalin në bord. Ai u quajt Ali dhe ishte shumë i zgjuar.

Kur mbërriti në Shkodër, gjyshi e prezantoi Aliun si djalin e gruas së tij, pasi nuk kishte djalë. Ai e rriti dhe e martoi atë, në shtëpinë e tij.

Prej asaj dite të vitit 1912, në Afrikë, të gjithë e njohin atë, si Ali Harapi – me respektin për familjen e tij.