MENU
klinika

Saga e hakmarrjes mes dy familjeve në Burrel

Nëna denoncon: Djali 21-vjeçar i zhdukur prej 10 ditësh

14.08.2020 - 11:31

Zhduket pa lënë gjurmë një 21-vjeçar nga Burreli. Alarmin e ka dhënë nëna e tij, e cila thotë që prej 10 ditësh nuk kanë asnjë lajm për vendndodhjen e Klevis Lleshit, 21-vjeç nga Burreli.

Ndonëse kanë bërë denoncimin në polici para 10 ditësh, për të riun nuk ka asnjë të dhënë.

Mësohet se 21 vjeçari ishte person i shpallur në kërkim nga policia për kanosje, pasi kishte tentuar të vriste shtetasin Mariglen Hoti.

Familja ku i riu bën pjesë ka një histori gjakmarrje me një tjetër familje në Burrel.

Klevis Lleshit i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai para shtëpisë. Po ashtu në 2016-ën të riut i është zhdukur edhe kushëriri pa gjurmë.

Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli.

Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia në makinë në Britani e shtetasit Afrim Hoxha në vitin 2012. Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel.

Çfarë bënë indiani dhe polaku?

Arrestohen dy të huaj në Qafë-Thanë

U kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve

OFL zbarkon në Kurbin, Mat dhe Lezhë

Në pranga një 35-vjeçar në Shkodër

I shpallur në kërkim për përdhunim

"Tropojën e kanë shfrytëzuar për luftëra politike"

Hapen dyert e Qendrës së Re Turistike të Valbonës