MENU
klinika

Rasti i parë në Shqipëri

Nëna e infektuar me Covid-19 sjell në jetë foshnjën

14.08.2020 - 18:39

Dy ditë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni”, një nënë e konfirmuar me Covid-19 ka sjelle ne jetë foshnjën e saj.

Kjo shënon edhe rastin e parë në vend ku një nënë e infektuar sjell në jetë fëmijën.

Mësohet se nëna së bashku me foshnjën kane shkuar në shtëpi. Të porsalindurit i është bërë tamponi dhe ka dal negativ për Covid.

Ndërkaq, nëna do ndiqet në shtëpi nga mjeket.

Momentin e lindjes së foshnjës e publikoi në rrjetet sociale edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, por nuk dha detaje.

“Heronj”, shkroi shkurt ministrja në diçiturën e fotos.