MENU
klinika

Dhjetëshja absolute!

Nëse keni “gratis” biletën, cilin qytet evropian do të zgjidhnit?

19.08.2020 - 15:38

       Dimri po afron, pavarësisht të ftohtit dhe grisë, gjithkush ka dëshirë të përgatisë valixhet më shumë se kurrë? Ide shumë e mirë, nuk ka sezon për të udhëtuar! Vetëm disa orë me tren ose aeroplan, është shumë e lehtë të arrish në shumë qytete evropiane për një fundjavë. Për të shijuar diellin, shkoni në Romë ose në Lisbonë. Nëse preferoni një arratisje romantike, Venecia mbetet më e mira! Nga Hollanda në Spanjë përmes Italisë, kemi zgjedhur dhjetë destinacionet më të mira evropiane për të zbuluar në dimër, për të filluar vitin e duhur! /Konica.al

 

Parisi, qyteti i dritave

Për t’u kulturuar më shumë, një fundjavë në Paris është gjithmonë e mirëpritur: koncerte, teatër, opera, nuk do dini se çfarë të zgjidhni! Po ashtu, mund të vizitoni dhe rivizitoni muzetë (jemi të sigurt që ju keni mjaft vepra për të parë në Louvre!),para se të vizitoni lagjet e tij mitike si “Montmartre” ose “Marais”, apo monumentet me famë ndërkombëtare si “Kulla Eifel” ose “Notre-Dame”.

 

Roma, e përjetshmja

Të vizitosh Romën nënkupton të kridhesh në mijëvjeçarë të historisë dhe të çapitesh rrugicave  të muzeut të hapur me një atmosferë unike. Nga Koloseu deri te shatërvani “Trevi”, na mbushet imagjinata me imazhe të Qytetit të Përjetshëm. Një qëndrim në Romë është gjithashtu një mundësi për t’u njohur me kuzhinën lokale, duke u dendur me suppli (qofte orizi të shijshëm të skuqura shoqëruar mocarela) apo makarona alla carbonara!

 

Londra, e pakrahasueshmja

Londra, gjatë pushimeve të dimrit, zbukurohet me ndriçimet më të bukura: nga “Covent Garden” në Oxford Street, të kënaqet syri! Qoftë për një fundjavë pazar, qoftë për të përfituar nga muzetë e tij të shumtë si “Muzeu Britanik”, “Tate Gallery” ose muzeu i famshëm “Madame Tussaud”, Londra është një destinacion i dukshëm. Gjithmonë magjepsëse, atmosfera mbetet unik në çdonjërën prej lagjeve të saj nga City në Camden Town. /Konica.al

 

Lisbona e njëmijë ngjyrave

Nëse ngjyra gri iu trishton, shkoni në Lisbonë për të ngritur moralin! Prej një prej kullvae të shumta vrojtuese, admironi grykëderdhjen “Tage: e përshkuar nga ura e tejgjatë “Vasco da Gama” dhe panorama portokalli në të bardhë e qytetit. Lagjja “Alfama” dhe labirint i rrugicave tipike duhet të vizitohen me patjetër, pse jo plazhet me rërë përreth, të shkreta dhe aq simpatike në dimër.

 

Amsterdami, përgjatë kanaleve

Një kartolinë e vërtetë, ky qytet në Holandë është magjepsës në të gjitha stinët. Në dimër, kur mjegulla mbulon kanalet, hijeshia është e pamohueshme. Po, edhe nëse është pak ftohtë, mos hezitoni të merrni me qira një biçikletë për të shëtitur rreth qytetit si vendasit! Amsterdami është një qytet me kulturë dina mike, siç e dëshmojnë edhe muzetë e ndryshëm të njohur ndërkombëtarisht si “Rijskmuseum” ose Muzeu “Van Gogh”.

 

Madridi, drithëruesi

Kryeqyteti spanjoll është gjithmonë në lëvizje. Verë e dimër, qendra nevralgjike e qytetit është “Puerta del Sol”, ku takohen gjithë rrugët kryesore. Sa i përket anës kulturore: “Prado”, “Thyssen-Bornemisza” dhe “Reina Sofía” përqendrohen në Paseo del Arte. Mes veprave që duhet të zbuloni, natyrisht “Guernica” e famshme nga Pikaso, apo piktura nga Velázquez ose Goya. Në mbrëmje, shijoni movidën e Madridit!

 

Praga, magjepsëse

Praga është një nga qytetet më të vizituara në Evropën Lindore. Dhe për një arsye të mirë, Ura “Charles” dhe lagjja “Mala Strana”, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, janë mrekulli të vërteta! Po ashtu, ora e saj astronomike njihet për udhëtarët që mrekullohen me paradën e personazheve çdo orë. Në dimër, kur bora mbulon qendrën historike, atmosfera është magjike në kryeqytetin e Republikës çeke. /Konica.al

 

Budapesti, i pakohshmi

Kryeqyteti i Hungarisë ka një trashëgimi unike. Nga brigjet e Danubit, të klasifikuar si pjesë e trashëgimisë botërore të Unesco-s, deri në bazilikën e Shën Stefanit, duke kaluar përmes  kalasë së Budës, mrekullitë që mund të gjenden atje janë të panumurueshme, dëshmi e një të kaluare të pasur. Budapesti është qyteti ideal për një qëndrim relaksues, burimet e shumta të ngrohta, të simbolizuara nga banjot e famshme të Szechényi, janë të këndshme edhe në dimër!

 

Venecia, e paqta

Dimri në Venecia, sigurisht që shënohet nga karnavalet tradicionale! E njohur botërisht, ajo mirëpret çdo vit vizitorë të panumërt që vijnë për të admiruar kostumet dhe maskat tipike veneciane gjatë paradave. Edhe pse është shumë turistike, Venecia është një destinacion i domosdoshëm, ku ëndrra përkëdhel realitetin gjatë një qëndrimi pranë lagunës… Qyteti romantik për mrekulli!

 

Brukseli, në zemër të Evropës

Kryeqyteti i Belgjikës është gjithashtu edhe ai i Evropës: aty kanë fronin Parlamenti dhe Komisioni, duke e bërë atë një qytet dinamik dhe multikulturor. Brukseli është qyteti i lakmitarëve: birrat, çokollatat dhe ëmbëlsira të tjera janë ndër specialitetet lokale! Midis të pakrahasueshmeve të qytetit: “Manneken-Pis” – njeriu i vogël që pshurr – është i domosdoshëm, siç është muzeu “Magritte” dhe i famshmi “Grand-Place”. /Konica.al

Çfarë na e vodhi... modernizimi!

A ju kujtohet ”Epoka Para Teknologjisë”?

Mbledhja e konferencës së parë ndërqeveritare

Rama: Nuk varet nga ne, por nga një shtet që gdhihet me inate!

‘Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare’

Von der Leyen: Do investojmë 600 mln euro në Shqipëri

"Na dha ndihmë të madhe gjatë tërmetit. BE e lodhshme, por duhet..."

Rama: Von der Lyen avokate e palëkundur e integrimit të rajonit