MENU
klinika

Diferencat e frikshme

Neymar merr në vit sa e gjithë Atalanta

09.08.2020 - 18:23

Që financat në futboll janë të rëndësishme, mjafto të shohësh se ekipet e fuqishme për nga ekonomike janë ato që gjithnjë fitojnë në fund, pavarësisht ndonjë rastësie apo fati.

Në këtë aspekt, PSG është superfavorit ndaj Atalanta-s në ndeshjen cerekfinale të Champions League.  Klubi francez dhe ai italian janë shumë të ndryshëm, si në cilësitë e lojtarëve, ashtu edhe në financa.

Diferencat janë të frikshme. Papu Gomez, Josep Iliçiç dhe Duvan Zapata përfitojnë nga 1.2 milionë euro në sezon. Në krahun tjetër mjafton të marrim vetëm Neymar për të kuptuar hendekun e madh financiar mes dy klubeve.

Braziliani fiton 36 milionë euro në vit. Rroga e Neymarit është sa e gjithë borderoja e Atalanta-s. Megjithatë, në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Bergamaskët kanë grupin, ndërsa luhet dhe me tek ndeshje, ku një episod mund të ndëshkojë ose mund të të kualifikojë.