MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Nga Serie C në kampion me Juven, fantastike për Vrionin

03.08.2020 - 12:44

Fati është pjesë e futbollit dhe ndoshta këtë e ka sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni, i cili është pjesë e Kombëtares. I kishte mbetur të “diplomohej” si kampion italian i Serie A, pasi kishte kaluar tri faza të ndryshme në të njëjtin sezon.

Giacomo Vrioni ka pasur sukses dhe për këtë arsye mund të jetë i kënaqur me diçka që nuk i ndodh kujtdo dhe çdo ditë. Sulmuesi italo-shqiptar bëri debutimin e tij në Serie A me fanellën e Juventusit gjatë ndeshjes së humbur në shtëpi ndaj Romës.

Më parë, megjithatë, ai kishte luajtur në Serie B dhe Serie C për këtë sezon. Pjesën e parë të sezonit e kaloi te Cittadella, ku ishte në huazim nga Sampdoria. Vetëm 4 paraqitje atje, para se të transferohej te Juventus U-23, në janar, ku luajti 2 ndeshje, duke shijuar fushën kundër Carrarese në ndeshjen e vlefshme për “play off”-et e promovimit më lart.

Në periudhën e fundit, Vrioni ka pasur mundësinë të shijojë atmosferën e ekipit të parë bardhezi. Sarri e ka grumbulluar atë për ndeshjet kundër Bologna, Milanit, Udinese dhe Cagliari, ku gjithmonë ka qëndruar në pankinë.

Të shtunën në mbrëmje erdhi debutimi në Serie A me më të mirët bardhezinj, edhe pse luajti vetëm 11 minuta. Sarri ia bëri ëndrrën realitet, duke e përfshirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për toren e titullit të nëntë radhazi të “Zonjës së Vjetër”. Një kënaqësi e jashtëzakonshme për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luajnë te Barça, Chelsea dhe Juve

Tre sulmuesit kuqezi të së ardhmes