MENU
klinika

Tani studiuesit e kanë një përgjigje

Nga vjen era që ndiejmë pas shiut?

02.08.2020 - 17:09

Era karakteristike e shiut nuk vjen thjesht nga toka e lagur. Sipas një studimi të fundit era që pason menjëherë shiun vjen nga bakteret që e emetojnë atë për të tërhequr insektet. Që në vitet ’60 janë bërë studime për këtë dukuri që lidhet me shiun dhe era e tokës së sapolagur nga shiu quhet geosmin, por vetëm tani është dhënë shpjegimi për burimin e saj.

Sipas studimit shumë kafshë, njësoj si njeriu, janë të lidhura dhe tërhiqen nga kjo erë që provokohet nga bakteret e familjes Streptomyces. Nga kjo familje vijnë bioprodukte të njohura që janë baza e shumë antibiotikëve, antimykotikëve dhe barnave antikancerogjene. Gjithçka që prodhohet në këtë kuadër merret nga një një përqindje e vogël e familjes së këtyre baktereve që përbëhen nga më shumë se 500 specie.

Studimi konfirmon se specie evoluojnë në harmoni apo paralel me njëra-tjetrën për të formuar një marrëdhënie simbiotike. Era e geosminit tërheq shumëkëmbëshit që hanë bakteret dhe kështu përhapin sporet bakteriale larg, duke siguruar kështu mbijetesën e species.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”