MENU
klinika

Ngjarje e rëndë

Një 13-vjeçar dërgohet i vdekur në spital

09.08.2020 - 08:21

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku një 13-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital.

Mësohet se 13 vjeçari ka qene me një grup shokësh tek plazhi Shpella në Lukovë , nga ku është dërguar i pajetë në spital.

Nuk dihen ende arsyeja që i mituri ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet.