21.08.2020 - 18:27
Talat Xhaferi është rizgjedhur edhe njëherë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, që njoftojnë se Xhaferi ka marrë 62 vota pro për të qenë në krye të Kuvendit tëv Maqedonisë edhe për 4 vitet e ardhshme.
Për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisës.
Ata ishin 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH.
Ndërkohë koalicioni ASH-AAA ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët ka braktisur sallën në momentin e votimit.