MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Një tjetër skuadër kërkon shërbimet e Hysajt

06.08.2020 - 15:59

Që Elseid Hysaj mund të ndryshojë skuadër këtë verë, kjo nuk është më sekret, madje shumë skuadra në Itali dhe jashtë saj kanë shprehur interes. Por e reja e fundit është se në lojë për mbrojtësin shqiptar të Napolit ka hyrë edhe Torino.

Ndonëse se kohët e fundit u përfol se do të rinovojë kontratën me Napolin, sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat italiane, mbrojtësi i Kombëtares mund të vazhdojë karrierën e tij me Torinon, që në sezonin e fundit vuajti jo pak.

Napoli është i gatshëm të japë dritën jeshile për këtë kalim, pasi do të rrezikonin  ta humbnin me parametra zero vitin tjetër kur do i përfundonte edhe kontrata me këtë klub. Thuhet gjithashtu se Napoli e ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për lojtarin e Verona-s, Davide Faraoni.