MENU
klinika

Naipaul, shkrimtari i errësirës

Nobelisti i botës së tretë… sipas Orhan Pamuk

17.08.2020 - 13:20

      Një figurë polemike, shkrimtari britanik me origjinë indiane, çmimi “Nobel” për letërsi 2001, lindi më 17 gusht 1932. Tashmë dihet botërisht që Sir Vidia Naipaul ishte një shkrimtar i përsosur i fjalisë angleze, një mjeshtër i stilit dhe tregimtar me një sy të ftohtë dhe të qartë për ironitë, tragjeditë dhe vuajtjet e njerëzimit. Ai ishte njëherazi një nga autorët bashkëkohorë më të mëdhenj anglishtfolës dhe, pa dyshim, një nga më të diskutuarit. Një udhëtar i palodhur, autor i mbi tridhjetë veprave, që ndërthurin prozën letrare, ese ose vëzhgime, shkrimtari britanik me origjinë indiane ishte mbi të gjitha piktori i çrrënjosjes dhe shoqërive post-koloniale. Sipas mënyrës së vet, e cila shkonte kundër ideve të mësuara. Seksizmi, homofobia, islamofobia ishin disa nga pozicionet e tij tejet kontradiktore në rrugëtimin e gjatë letrar./Konica.al

Krenar dhe gjaknxehtë, politikisht dhe ideologjikisht i paklasifikueshëm, vrasës i imperializmit të botës së tretë, të Perëndimit dhe të islamit, ai kishte nxitur edhe shumë armiqësi. Mirëpo, kjo nuk e pengoi Akademinë Suedeze që t’i akordonte çimin “Nobel” në letësi në vitin 2001. Akademia vlerësoi kryesisht një letërsi “të pakorruptueshme”, e cila “na dënon të shohim praninë e historisë së shtypur”.

Unë jam shuma e librave të mi” – do të shprehej Naipaul gjatë marrjes së çmimit “Nobel”. Së pari, krijimtaria e tij u ndërtua mbi një plagë. Lindur në vitin 1932 në Inditë Britanike Perëndimore, në një familje emigrantësh indianë me shtatë fëmijë, V.S. Naipaul studioi për letërsi në universitetin e Oksfordit si student me bursë, përpara se të vendosej përgjithmonë në Angli në 1953. “U përpoqa të gjeja rrugën time, në një Angli që nuk më jepte asnjë vend dhe kishte idenë e vet, se çfarë ishte shkrimi”,  – shprehet ai.

Romanet e para: “Masazhisti mistik, “Vuajtja e Elvirës”, “Rruga Migel”, apo libri i tij i famshëm “Një shtëpi për z. Biswas”, i cili përshkruan vështirësinë e emigrantëve indianë të Karaibeve për t’u integruar në shoqëri, duke ruajtur rrënjët e tyre, menjëherë e shtyn në krye të letrave britanike.

Nëse çështja e origjinës dhe identitetit është në zemër të letërsisë së tij, është më mirë të shkëputeni prej saj dhe të refuzoni çdo përkatësi. Gjatë udhëtimeve në Indi, Afrikë apo Azi, ai do të krijonte një portret të pakompromis të shoqërive të dala nga perandoritë e lashta, në pamundësi për të çliruar veten nga sundimi i tyre i mëparshëm, përpara se të sulmonte islamin të akuzuar se dëshiron të asgjësojnë çdo kulturë tjetër. Pozicionet e tij ultra konservatore si disa nga deklaratat e tij maçiste dhe homofobike e kishin shndërruar në vendin e tij një personazh demoniak. Romanet dhe tregimet e shkurtra përbëjnë pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij, njëherazi ai boton edhe tregime dokumentare. Naipaul është një shkrimtar me të vërtetë kozmopolit, të cilin ai e shpjegon me mungesën e rrënjëve të tij: varfëria kulturore dhe shpirtërore e Trinidadit e prek atë, India është bërë e huaj për të dhe është e pamundur që ai t’i përmbahet vlerave tradicionale të ish-fuqisë koloniale britanike./Konica.al

Në tregimet e udhëtimit dhe dokumentarët, Naipaul rrëfen përshtypjet për Indinë, atdheun e prindërve, për shembull, në: “India: një milion revolta” (1990) dhe gjithashtu jep një analizë kritike të fondamentalizmit mysliman në vendet joarabe si: Indonezia, Irani, Malajzia dhe Pakistani në “Perëndimi i islamit” (1981) dhe në “Deri në fund të besimit” (1998).

I dënuar të kërkonte në vlerat universale thelbin e qenies dhe, përmes saj, identitetin e tij, shkrimtari-filozof kishte vizituar Indinë, Afrikën, Amerikën, vendet muslimane të Azisë. Ky kërkim identiteti, qoftë individual apo kolektiv, ka frymëzuar pjesën më të madhe të veprave të tij, punime nga të cilat ai krijon identitetin e vet. “Unë jam shuma e librave të mi”, – deklaroi ai në fjalimin e marrjes së çmimit “Nobel”. Kjo pyetje rikthehej vazhdimisht në secilin prej shkrimeve të tij. “Librat e mi prehen mbi njëri-tjetrin. Ata kanë lindur nga njëri-tjetri. Pak rëndësi ka se cili nga librat e mi përmban një qelizë që është krijuar nga të gjitha qelizat e mëparshme”, –  shprehet autori.

“Ai ishte një gjigant në gjithçka që arriti dhe vdiq i rrethuar nga ata që e donin, pasi kishte jetuar një jetë të mbushur me kreativitet të mrekullueshëm dhe iniciativë”, – u shpreh zonja Naipaul, gjatë ceremonisë së varrimit në 11 gusht 2018.

Naipaul e shihte veten si një vëzhgues i vetmuar, pa shtet; i shpenguar nga ideologjia, politika dhe iluzioni. Nga ana tjetër, për përkrahësit e tij, ai i kishte të paktë shokët.

Për shkrimtarin turk Orhan Pamuk, Naipaul përfaqësonte njerëzit e botës së tretë “jo me realizëm magjik të sheqerosur, por me demonët, prapësitë dhe tmerret e tyre, që i bëri ata më pak viktima dhe më shumë njerëzorë”.

Për kundërshtarët e tij, në thelb Naipaul ishte politik, duke dëshmuar kundër botës postkoloniale me shkrime të shkëlqyera, por të mbrojtura nga kritika në saje të të qenit “njëri prej tyre”.

V.S. Naipaul mori disa çmime letrare, përfshi çmimin “Booker” më 1971 dhe çmimin “T.S. Eliot” për “Krijimtarinë” më 1986. “Doctor honoris causa” në kolegjin “St Andrew”, në universitetin “Kolumbia”, Kemnbrixh, të Londrës dhe në Oksford, në vitin 1990, mbretëresha Elisabeth, i dha titullin “Sir”./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Orhan Pamuk: Si e shoh unë jetën

“Lumturia është prania e asaj(atij) që do”

16 shprehjet më të bukura të shkruara ndonjëherë për librat

“Ndoshta librat janë e vetmja magji e vërtetë”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit