MENU
klinika

Juventus, më i keqi i 9 viteve

Notat në Serie A: Atalanta fantastike, shkëlqen Milan

03.08.2020 - 16:43

Serie A mbylli mbrëmë sezonin, me verdiktin e fundit: rënien e Lecce-s në Serie B. Eurosport ka vlerësuar të 20 skuadrat e këtij sezoni: Atalanta dhe Lazio më të mirat, Milan i shkëlqyeshëm në fund, zhgënjejnë Genoa dhe Torino, pavarësisht se shpëtuan nga rënia. Napoli i pamjaftueshëm, por le t’i marrim me radhë ekipet sipas alfabetit.

ATALANTA VLERËSOHET ME NOTËN 9. Vendi i tretë, 78 pikë, 98 gola të shënuar. Kampionati i paharrueshëm i Atalantas nga Gasperini, i cili konfirmon kualifikimin për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm dhe mbyll një sezon të ri plot rekorde dhe kënaqësi. Duartrokitje për këtë skuadër

BOLOGNA, NOTA 6.5. Bilanci është pozitiv në fund. Bologna e Mihajloviç e mbyll në vendin e 12-të, me një shpëtim që nuk vihet në dyshim asnjëherë dhe pak keqardhje që nuk kapën Europën.

BRESCIA, NOTA 4. Sezoni i Brescia filloi keq dhe përfundoi me rënie nga kategoria. Ambiciet e Cellino, pasi u rikthyen në Serie A, u zhdukën menjëherë dhe dallëndyshet, edhe pse me Balotellin në ekip, përshëndetën kategorinë pa luftuar.

CAGLIARI, NOTA 6. Deri në dhjetor vlerësimi me siguri do të kishte qenë më i lartë. Megjithatë, ishullorët nuk e diskutuan qëndrimin e Serie A.

GENOA, NOTA 5. Ekipi shpëtoi vetëm në ndeshjen e fundit, falë fitores farsë 3-0 me Veronën. Tre trajnerë që nuk arritën të jepnin kurajo, solidaritet dhe vizion.

FIORENTINA, NOTA 6. Në fund një vend i dhjetë dhe në përgjithësi sezon i pranueshëm. Viti i parë i vërtetë i presidentit Rocco Commisso, i cili bëri fansat të ëndërronin me Ribery, por vetëm kaq.

JUVENTUS, NOTA 7.5. Është nota më e ulët nga 8 titujt e tjerë të fituar radhazi. Sarri nuk solli lojëra të mëdha dhe Juve ndonjëherë iu imponua skuadrave të tjera. Dueti Ronaldo-Dybala ishte vendimtar në fikjen e ëndrrave të të tjerëve dhe konfirmimin e Zonjës së Vjetër në fronin e tij.

INTER, NOTA 7.5. Vendi i dytë, një pikë nga Juventus, me rekordin e pikëve të dekadës së fundit dhe ritmet e Interit të Tripletës. Interi i Antonio Conte nuk ka qenë asnjëherë një pretendent i vërtetë për titullin, por është rritur, përmirësuar dhe në sezonin e ri mund të jetë anti-Juventus.

LAZIO, NOTA 8.5. Ekipi i Simone Inzaghi deri në mars zbulimi më i madh i këtij kampionati. Ndërprerja ndikoi negativisht. Ndoshta në kushte të tjera mund të kishte luftuar pët titullin. Lazio nxorri Ciro Immobilen me 36 golat shënuesin më të mirë, duke barazuar një rekord.

LECCE, NOTA 5.5. Pas vetëm një viti, kthehet në Serie B dhe largohet nga skena me keqardhje të mëdha. Një ekipi argëtues, por i pafat. Megjithatë, ky ekip ka ambicie dhe mund të ngjitet shpejt.

MILAN, NOTA 6.5. Vlerësimi përfundimtar është pozitiv, pasi pas rifillimit të futbollit, është ekipi që ka mbledhur më shumë pikë. Konfirmimi i Piolit jep vazhdimësi dhe riafirmon projektin e Maldinit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në shtator.

NAPOLI, NOTA 5. Vendi i shtatë, shumë larg nga zona e Champions është rezultat më i keq që nga 2008-09. Justifikohen me Kupën, por në kampionati vlerësimi është jo i mirë.

PARMA, NOTA 7. Vendi i njëmbëdhjetë, një shpëtim super paqësor dhe aftësia për të rritur një talent si Dejan Kulusevski. Skuadra konfirmoi përparimin në kampionatit e fundit.

ROMA, NOTA 6.5. Një skuadër me dy fytyra, i aftë në pjesën e parë të sezonit dhe rënie më pas.

SAMPDORIA, NOTA 6. Vendi i pesëmbëdhjetë, ekipi shpëtoi nga i madhi Claudio Ranieri me ekuilibrat që solli.

SASSUOLO, NOTA 8. Pozicioni i tetë dhe sezoni i tetë radhazi në Serie A, pa harruar rezultatet e mira me skuadrat e mëdha, e vlerësojnë pozitivisht Sassuolon, që mund të kthehet në një Atalantë e dytë.

SPAL, NOTA 3. Largohet nga Serie A pas tre vjetësh, duke përmbyllur një kampionat katastrofik me vetëm 20 pikë në pozicionin e fundit.

TORINO, NOTA 5. Një nga kampionatet më të këqija të epokës së Cairos, i cili nuk u nda mirë me Walter Mazzarrin dhe që nuk bindi me zgjedhjen e Longos.

UDINESE, NOTA 6.5. Pjesa e parë e kampionatit ishte shumë e keqe, e dyta ishte padyshim ishte mirë dhe që shpëtoi skuadrën.

VERONA, NOTA 7.5. Ekipi i Juric është padyshim një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni. Vendi i nëntë dhe me lojtarë të shumtë që ka promovuar e bëjnë këtë skuadër ndër më të mirat e sezonit që lamë pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN