MENU
klinika

Transaksionet, jo më të drejtpërdrejta

Noterët llogari të posaçme bankare për klientët

14.08.2020 - 19:22

Noterët do të hapin llogari të posaçme bankare për të mundësuar kryerjen e transaksioneve mes klientëve apo palëve të treta. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë një Udhëzim, I cili përcakton se për ushtrimin e veprimtarisë, noteri hap llogari të posaçme bankare pranë bankave të nivelit të dytë, me qëllim kryerjen e transaksioneve financiare që kanë për objekt transferimin e vlerave monetare për llogari të klientit ose të një pale të tretë, sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në aktet noteriale të hartuara prej tij.

Llogaria e posaçme bankare e noterit në bankat e nivelit të dytë është llogari “escrow” dhe nuk gjeneron interesa. Ajo është llogari e ndryshme nga llogaria bankare që noteri përdor si person fizik ose si individ. Në llogarinë e posaçme bankare depozitohet vetëm vlera monetare e dedikuar për kryerjen e transaksioneve financiare për klientët ose për palët e treta, e cila pasqyrohet në çdo rast me një akt noterial të hartuar nga palët në zyrën noteriale.

Në fushën e rregullimit të këtij udhëzimi përfshihen: së pari, transaksionet financiare, të cilat burojnë nga kontrata paraprake me objekt prenotim/porosi për ndërtimin e një pasurie të paluajtshme, të tilla si: kontratë sipërmarrjeje, kontratë shitjeje e një sendi në të ardhmen, kontratë porosie, kontratë ndërtimi pasuri e paluajtshme, kontratë cedim debie, kontratë kalim të drejtash e të tjera, për të cilat pagimi i çmimit të kontratës mund të kryhet nëpërmjet llogarisë së posaçme bankare të noterit ose nëpërmjet llogarisë bankare të palëve;

Së dyti transaksionet financiare, të cilat burojnë nga akte noteriale, që përmbajnë detyrime ndërmjet klientëve;

Dhe se treti transaksionet financiare për ruajtje të vlerave monetare, në monedhën e vendit ose të huaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN