MENU
klinika

OBSH-ja hedh poshtë shqetësimet

Nuk ka të dhëna se koronavirusi përhapet përmes ushqimit

14.08.2020 - 08:14

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shqetësohen nga përhapja e koronavirusit të ri përmes ushqimit, pasi autoritetet kineze kanë thënë se kanë gjetur gjurmë të virusit në ushqim dhe paketim të ushqimit.

“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga ushqimi, paketimi i tij, apo dërgesat me porosi”, ka thënë udhëheqësi i Programit të OBSH-së për Emergjenca, Mike Ryan.

“Nuk ka të dhëna se ushqimi apo zinxhiri ushqimor është pjesë e përhapjes së virusit. Njerëzit duhet të jenë rehat dhe të sigurt”.

Ryan i ka bërë këto komente pasi dy qytete në Kinë kanë thënë se gjurmët e koronavirusit janë gjetur në ushqim të importuar të ngrirë dhe në paketime të ushqimit, duke ngritur shqetësime se ushqimi i helmuar mund të shkaktojë shpërthime të reja.

OBSH-ja ka bërë këto deklarata teksa numri i personave të vdekur si pasojë e këtij virusi në botë, ka tejkaluar shifrën 750,000 sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas po këtij institucioni, numri i të infektuarve në nivel global me koronavirus ka shkuar në më shumë se 20,7 milionë.

Ryan ka paralajmëruar se bota mund të jetë vetëm në fillim të stuhisë, sepse vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale i është ekspozuar virusit.
“Virusi ka rrugë të gjatë nëse ne e lejojmë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Amerika Latine dhe Karaibet është raportuar të jenë epiqendrat e reja të shpërthimit të virusit që shkakton sëmundjen COVID-19.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!