MENU
klinika

"Mëkati" i tij

Nyjëtimi aksiomatik i piktorit Spahija

11.08.2020 - 06:50

Ironikisht dhe në mënyrë krejt cinike, në çastet e fundit të jetës, Leonardo Da Vinçi tha: ““E paskam fyer Zotin dhe njeriun me artin tim!”.

Ashtu edhe në pikturat e Xhevdet Spahisë, vizitorin e shpie në “labirintet” e thyerjes së kompozicionit anatomik në portretet klasike. Thyerja e këtij kompozicioni klasik, u bë shtysë e protestës, nxitjes së imagjinatës krijuese për të menduar dhe jetuar jashtë kontureve të ngurta të autoritarit.

“Artisti po s’e bëri këtë “mëkat”, mbetet peng i dështimit të vet. “Mëkati” i piktorit Xhevdet Spahija përshkohet nga piktura në pikturë, duke e thyer kompozicionin anatomik të Adamit e të Evës, po pse jo, edhe të të gjitha kompozicioneve kanonike të shoqërisë së ngurtësuar. Piktori Xhevdet Spahija e krijon kompozicionin e mvehtësishëm surrealist, simbolist, nëpërmes thyerjes së metafizikës”, e ka përshkruar studiuesi Hayzr Dervishi, ndërsa vijon më tej në përshkrimin për pikturat e Spahiut, duke thënë se, “…në se syri anatomik në pikturat e Xhevdet Spahisë rrëshqet nga balli në gjoks, në barkë, në këmbë, atëherë “mëkati” dhe protesta, qëllojnë në gjithë opusin e këtyre pikturave”…

Për nudot e tij, Spahija shprehet se, ““Ato janë kthyer me fytyrë në krahun e kundërt, pasi nuk duan të zbulojnë kush janë”, thotë ai. Por dhe pse të fshehura ato reflektojnë paqe”. Piktura e tij është e përqendruar në disa cikle dhe një vend të veçantë zënë legjendat shqiptare si “Kush e solli Doruntinën”.

Arti i tij i përket frymës surrealiste, ku dominojnë ngjyrat e ndezura, si e verdha, e kuqja, e kaltra etj. Në aktivitetin e tij artistik, piktori Spahija ka përfaqësuar artistët shqiptarë në Bienalen e 5 Ndërkombëtare “Aortë Zgjimi Përjetësie”, ku merrnin pjesë përfaqësues nga 131 shtete.

“E veçanta e punimeve të krijuesit Spahija është figuracioni dhe hapësira, disi të unifikuara, që janë joshëse në mes tragjikes dhe dramës, frymës dhe lëvizjes, shkërmoqjes në nivelin e lartë të surrealizmit”, shprehet kritiku i artit, Ilir Muharremi. Më datë 25 Maj 2017, Xhevdet Spahija hapën ekspozitën e tij personale në hollin e Universitetit “Eqrem Çabej”, duke i paraprirë asaj të hapur në Vlorë, më datë 20 maj 2017, në Pallatin e Kulturës “Labëria”.

Biografi

Xhevdet Spahija lindi në qytetin e Pejës më 1950. Më 1971, kreu Shkollën e Teknikëve të Artit Figurativ (Pejë) dhe në vitin 1973 u diplomua në SHLP – Prishtinë, në degën e Artit Figurativ. Në vitin 1982 u diplomua në Akademinë e Arteve në Prishtinë – dega e Artit Figurativ. Në vitin 2005 mori gradën Master në Pikturë. Ndër ekspozitat kolektive mund të përmendim të parën e viteve 1971 – 1976 të Shoqatës AF në Pejë. 1976 – 1990 në ekspozitat kolektive të Shoqatës të AF në Gjakovë. 1990 – 2009 merr pjesë në pothuajse të gjitha ekspozitat kolektive të Shoqatës AFA të Pejës, si dhe në ekspozitat e qershorit “Dita e Prishtinës”, apo në festat e nëntorit që organizoheshin në kryeqytet.

Në Bienalet Ndërkombëtare merr pjesë në “Raciborz 2000″ dhe “Raciborz 2002” (Poloni). Kolonia Artistike “Jedretina 2001” në Zar të Kroacisë; “​Velipojë 2007” në Shkodër; në vitin 2011 në Hotel “Hilton”, në Stokholm të Suedisë; një ekspozitë e përbashkët në vitin 2012 për nder të figurës së “Ali Ibër Nezës” në Gjakovë; në vitin 2012 Ekspozita Kolektive në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, për 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar.

Ekspozitat personale

Po ashtu, Spahiu ka një “CV” të pasur dhe në ekspozitat personale duke filluar nga viti 2005, në Galerinë e Institutit Albanologjik në Prishtinë; Ekspozita në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në vitin 2006; Ekspozita e përbashkët me ambasadorin e Greqisë Nicolaos Kanellos, në galerinë e mullirit të “Haxhi Zekës” në Pejë (2007); Galeria e Artit në Pejë (2009); Pallati i Kulturës në Gjakovë (2009); Galeria “MItt i Centrum”, Geteborg, Suedi (2011); Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë (2011); Galeria e Ministrisë së Kulturës – Prishtinë (2012); “Muzeu Historik Kombëtar” – Tiranë (2013); Pallati i Kulturës në Gjakovë (2014); Galeria e Artit “Asim Vokshi” në Gjakovë (2015); Qendra Inovative “JIC” në Gjakovë (2015); Galeria e Arteve në Pallatin e Kulturës në Pejë (2015); Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec, Shqipëri (2015); Galeria e Arteve – Shkodër, Shqipëri (2016); Galeria e Arteve Figurative – Lezhë, Shqipëri (2016); Pallati i Kulturës në Laç, Shqipëri (2016); Galeria e Arteve, Qendra Kulturore “Labëria” në Vlorë (2017)

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit