Për herë të parë pas shumë kohësh, Maqedonia e Veriut ka regjistruar një numër të ulët të rasteve ditore me COVID-19, në raport me testet e realizuara.
Për 24 orët e fundit, autoritetet e shëndetësisë kanë konfirmuar 88 raste të reja me COVID-19 nga 1607 teste të realizuara. Për dallim nga java e kaluar, ku rreth 10% e të testuarve rezultonin pozitiv, sot kjo përqindje është vetëm 5,8.
Rastet e reja janë në: Shkup 23, Strugë 11, Shtip 10, nga 8 në Ohër dhe Kumanovë, nga 4 në Gostivar dhe Makedonski Brod, nga 3 në Manastir dhe Prilep, nga 2 në Tetovë, Dibër, Veles, Kërçovë, Vinicë dhe Sveti Nikollë dhe nga 1 në Strumicë dhe Kavadar.
Lexo edhe : Hong Kongu shtyn zgjedhjet me një vit për shkak të COVID-19
Trendi i uljes së rasteve gjatë kësaj jave ka zbritur edhe mesataren e përgjithshme të të infektuarve në 10,4% ose thënë ndryshe nga 108,384 testet e bëra deri më tani pozitiv rezultuan 11,289 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe 6 pacientë të tjerë për shkak të COVID-19, duke e çar në 511 numrin total të viktimave në vend. Viktimat e fundit janë dy nga Shkupi dhe nga një nga Kumanova, Tetova, Gostivari dhe Shtipi.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 113 pacientë të tjerë, duke e çuar në 7221 numrin total të të shëruarve.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 3557 pacientë aktivë me COVID-19.