MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pas shtatzënisë, kam nishane të kuq në trup. A është shqetësuese?

02.08.2020 - 18:22

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Që pas lindjeve, trupi ka filluar të më mbushet me nishane që nuk janë vetëm ngjyrë kafe, por edhe me ngjyrë të kuqe. Dua të theksoj se janë nishane mishi. A ka vend për t’u shqetësuar?

Përgjigjet mjeku: Nishanet e kuq të quajtur ndryshe “cherry angioma” janë të pranishëm pothuajse tek të gjithë njerëzit. Janë beninje (të padëmshme). Pas shtatzënisë shtohen shumë si rezultat edhe i ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.