MENU
klinika

“S’doja asnjë përfitim”!

Pasi fajësoi mediat, Mozzik kërkon falje!

09.08.2020 - 13:30

Mozzik është detyruar t’ju kërkojë falje të gjithë fansave, pasi shpërndarja falas e albumit të tij më të fundit, nuk shkoi siç pritej.

Në një postim në Instagram, reperi shkruan se arsyeja e vetme e tij ishte të shihte fansat e buzëqeshur. Mozzik shkruan se nuk donte asnjë përfitim tjetër, ndërsa publikon disa pamje të fansave të tij gjatë turit nëpër qytete, ku shpërndau albumin.

“MOZZART! Ju dua shumë , ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë,dhe për asnjë përfitim tjetër. Më falni nëse e bëra tollovi pak ❤️ Sinqerisht Mozzik ! 🙏🏻”

Një ditë më parë Mozzik akuzoi mediat si fajtore për ndërprerjen e fushatës së tij për shpërndarjen e albumit, pasi disa prej tyre shkruanin se ai po rrezikon fansat në periudhë pandemie.

Reperi bëri thirrje non stop që të ishin të gjithë me maska dhe të ruanin distancimin fizik, duke bërë të mundur shpërndarjen e albumeve sa më qetë të ishte e mundur.

Mirëpo, pavarësisht të gjithave qeveria e Kosovës ka vendosur të anulojë këtë organizim duke arsyetuar se po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Ka qenë vetë reperi ai që ka bërë me dije lajmin në Instastory, duke fajësuar mediat teksa shprehet se do gjejë një mënyrë tjetër që të shpërndajë CD.

Ndërkohë sot, ai ka reflektuar dhe e ka kuptuar se përmes këtij akti tepër pozitiv shkaktoi zhurmë në vend!