MENU
klinika

Pelegrinazhi në malin e Tomorit

Baba Mondi: Njerëzit s’i ndalojmë dot

22.08.2020 - 10:25

Festa e bektashinjve në Malin e Tomorit ka hyrë në ditën e dytë. Në Teqenë e Kulmakut këtë vit numri i besimtarëve ka arritur në 300 mijë, ndërsa shifra pritet që të rritet akoma më shumë në 3 ditët në vijim.

Kryegjyshi Botëror i Bektashianeve Edmond Brahimaj, referuar situatës së shkaktuar nga COVID-i dhe masat që janë ndërmarrë, u shpreh se nuk beson se do të ketë infektime dhe se njerëzit po luten që kjo e keqe të marrë fund.

“Zoti do të japë paqe dhe dashuri. Njerëzit nuk i ndalojmë dot, e kanë dashurinë ndaj Zotit dhe të mirës. Janë marrë masat për COVID-in, është ërë dezinfektimi i zonës.

Njerëzit janë në natyrë dhe nuk besoj që do të ketë infektim. Prandaj vijmë e lutemi që kjo e keqe të marrë fund njëherë e mirë”, tha ai. Edmond Brahimaj beson se numri i besimtarëve që do të shkojnë këtë vit në malin e Tomorit do të arrijë 400 mijë.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin lutet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorit përfundojnë në 25 Gusht.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë