MENU
klinika

Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit

Përçarja: PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021

25.08.2020 - 16:17

Nga Adriatik Doçi

Partia Demokratike po shkon e ndarë në pesë pjesë drejt zgjedhjeve parlamentare të 2021. Katër parti politike, të krijuara si rrjedhojë e përplasjeve të brendshme, humbjeve të njëpasnjëshme, mosrespektimit të statutit, përjashtimeve dhe luftës së ‘bërrylave’ në Partinë Demokratike, pritet të marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Frymën e Re Demokratike me në krye Bamir Topin, Bindjen Demokratike me në krye Astrit Patozin, Lëvizjen Demokratike Shqiptare me nismëtar Halit Valterin dhe Myslim Murrizin si dhe për një tjetër lëvizje politike me në krye Rudina Hajdarin. Përfaqësuesit e katër partive të djathta kanë qenë më parë pjesë e rëndësishme e PD, por që zgjedhjet e 2021 do të luftojë për të mbledhur vota në të njëjtin terren elektoral me PD-në, duke krijuar kështu një grup prej 5 partish.

Fryma e Re Demokratike me në krye Bamir Topin është produkt i përplasjeve të egra mes Sali Berishës dhe Bamir Topit, ndërsa tre partitë e tjera, përfshirë edhe lëvizjen politike të paralajmëruar nga Rudina Hajdari, janë krijuar gjatë drejtimit të PD nga Lulzim Basha. Ky i fundit propagandon që në vitin 2013 bashkimin e PD-së, por pas 7 vitesh nën drejtimin e tij, PD është e ndarë në pesë parti politike.

Rudina Hajdari, e përjashtuar vitin e kaluar nga Berisha dhe Basha nga radhët e Partisë Demokratike, për shkak se refuzoi zbatimin e skenarit politik për dorëzimin e mandatit të deputetit, paralajmëroi dy ditë më parë zyrtarizimin e një lëvizje të re politike në shtator, për të për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Në 30 korrik, Myslim Murrizi, i përjashtuar gjithashtu nga PD si Rudina Hajdari, njoftoi krijimin e një partie të re, Lëvizjen Demokratike Shqiptare, së bashku me deputetin Halit Valteri, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2021. Ndërkaq, Binda Demokratike me në krye Astrit Patozin, pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, do të marrë pjesë gjithashtu në zgjedhjet e 2021.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nënshkruar që në vitin 2018 një marrëveshje koalicioni, zbatimi i të cilës vihet në pikëpyetje për shkak të ndryshimeve kushtetuese për hapjen pjesërisht të listave.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!