MENU
klinika

Veliaj: Do jetë shtëpia e re e artit dhe e bashkimit

Përfundojnë sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri

15.08.2020 - 10:10

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj bën të ditur se sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri kanë përfunduar me sukses, duke i hapur rrugë tashmë fillimin të punës për ndërtimin e godinës së re.

“Teatri i Ri-Përfundojnë me sukses sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri që do të nisë punën këtë vit të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet! Me gjithë debatet, jam i bindur se projekti i BIG – Bjarke Ingels Group do jetë shtëpia e re e artit, bashkimit e mirësisë mes nesh”, shkruan Veliaj.