MENU
klinika

Rrëfimet e papërsëritshme të KUTELIT...

Përkthehen në anglisht, eposi dhe legjendat unike shqiptare

11.08.2020 - 17:18

        Mitrush Kuteli do të flasë edhe anglisht – “Tregime të moçme shqiptare” është libri i përzgjedhur nga përkthyesi, Ron Berisha. Për vlerat e jashtëzakonshme letrare dhe më gjerë, si dhe për faktin se, ka ardhur koha t’i njohin lexuesit në mbarë botën./Konica.al

Njëmbëdhjetë rrëfimet e “Tregime të moçme shqiptare” nga Kuteli, do të vijnë në anglisht me përkthyes, Ron Berishën. I gjendur këto ditë në Tiranë, ai tregon punën që bën me rrëfimet, si: “Rozafati“, “Gjergj Elez Alia” e “Ymer Agë Ulqini“, apo “Muji dhe zanat“, të cilat trajtojnë motivet tona popullore, baladat, eposin e kreshnikëve dhe luftërat shqiptaro-osmane

“Janë njëmbëdhjetë tregime të moçme shqiptare, legjendat që i njohin të gjithë, si e Rozafatit, Gjergj Elez Aliz, Mujit etj. Kuteli është një shkrimtar i madh. Tregimet, unë ia pëlqej shumë, sepse janë thellësisht shqiptare dhe merren me eposin, legjendat e rapsoditë, që janë në të vërtet thesar për kulturën tonë kombëtare”, – shprehet Berisha.

Ndonëse, prej 25 vitesh jeton edhe punon jashtë vendit, Berisha na rrëfen se lidhjet me letërsinë shqipe nuk i ka shkëputur, madje shton, se do t’i rikthehet sërisht leximit të veprës së Migjenit, Camajt e Koliqit.

“Mundohem që të lexoj sa më shumë, sepse po rikuperoj kohën e humbur, pasi kam lexuar në anglisht, shumë letërsi ruse dhe latine. Jam vazhdimisht në kontakt me gjuhën shqipe, përkthimin e kam pasur profesion në fushën legale. Autor shqiptar, do të veçoja: Gjergj Fishtën, Rudolf Markun,.. I rikthehem herë pas here, romaneve të Ismail Kadaresë. Kam ndërmend që të zbuloj Migjenin, Martin Camajn dhe Ernest Koliqin, që e kam pas përherë përzemër”.

Përpos përkthimit në gjuhën angleze, Ron Berisha është dhe autor i disa librave me tregime po në anglisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimi Kombëtar ‘’Lumo Skëndo’’

‘’Tregime të moçme shqiptare’’ nderohet me titull

Një amanet që ka hyrë në historinë shqiptare

“Amaneti i Mitrush Kutelit” – Letra, drejtuar së shoqes…

Kuteli i gjuhës shqipe...

“E madhe është gjëma e mëkatit”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit