MENU
klinika

Dy kanë shanse për tripletë

Pesë ekipet që bënë dopietë këtë sezon në Europë

04.08.2020 - 22:06

Në nisje të sezonit, shumë ekipe europiane kërkojnë të fitojnë gjithcka, por përfundojnë edhe pa trofe. Tripleta (kampionat, kupë dhe Champions apo Europa League) është rast i rrallë në Europë, por dopieta (pa trofeun europian) është më e mundshme.

Në sezonin që sapo mbaroi janë 5 ekipe në Europë që arritën të fitojnë kampionat dhe kupë. Nga 5 ligat kryesore europiane vetëm Bayern Munchen dhe PSG arritën të bënin “biss”, madje francezët kanë fituar dy kupa dhe kampionatin.

Si Bayern, ashtu edhe PSG, kanë shansin të bëjnë tripletë në rast se fitojnë Champions League. Kampionat dhe kupë fitoi edhe Porto në Portugali, Zenit në Rusi dhe Salzburg në Austri.

Barcelona, Bayern Munchen dhe Inter kanë provuar tripletën në dekadën e fundit, ndërsa shumë pranë kanë qenë skuadra të tjera, por nuk ia kanë dalë dot. Këtë sezon Barcelona dhe Inter luftojnë për vetëm një trofe në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN