MENU
klinika

Një prej autorëve më të mëdhenj francez

Pesë gjëra që nuk i dinit për Viktor Hygo

01.08.2020 - 10:22

I konsideruar si një prej autorëve më të mëdhenj francez, Viktor Hygo ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e letërsisë me veprat “Katedralja e Parisit” dhe “Të Mjerët”.

I lindur në vitin 1802, tre vjet pasi Napoleoni kishte marrë pushtetin, Viktor Hygo gjeti kohën të studionte për drejtësi, pasi ishte bërë i famshëm me poezitë e novelat e tij qysh në moshën 30 vjeçare.

Ai nuk kujtohet vetëm si një gjeni i letrave, por edhe si një politikan dhe një shenjt. Më poshtë janë pesë fakte për jetën e tij shumëngjyrëshe e cila ngjan si një prej trillimeve të tij letrare.

Ai ishte aktivist për të drejtat e njeriut.
Influenca e Hygoit shtrihej përtej letërsisë që ai bënte. Shumë prej shkrimeve të tij, veçanërisht në veprën “Të Mjerët” shtjellojnë mosrespektimin e të drejtave të njeriut në rrafshet e politikës, varfërisë, mugesës së drejtësisë dhe gjykimit të moralit.

Por jo vetëm kaq! Ai e përdori statusin e tij në shoqëri në dobi të ndryshimeve në të mirë të të drejtave të njeriut.

Pasi u zgjodh në Asamblenë Kombëtare të Francës në vitin 1848, ai u largua nga konservatorët, pasi kërkoi të drejta të barabarta, arsimim falas për të gjithë fëmijët dhe fundin e varfërisë.

Edhe fushata e tij për të shfuqizuar dënimin me vdekje u bë e njohur ndërkombëtarisht.

Romani më i njohur francez është shkruar në Britani.
Si kritik i hapur i Napoleonit, Hygo u largua nga Franca në vitin 1851 për tu kthyer pas grushtit të shtetit i cili rrëzoi Bonapartin.

Pasi shkoi në Belgjikë dhe në Xhersi, ai u vendos në ishullin e vogël Channel të Guernesit, ku jetoi për 15 vitet e ardhshme. Është e faktuar se kjo ishte një ndër periudhat më produktive të Hygoit. Aty, ai shkroi dy vëllimet kryesore me poezi dhe pjesën më të mirë të “Të Mjerët”, shkrimi i së cilës filloi në vitin 1845 dhe mbaroi në 1862. Kjo do të thotë se vepra letrare më e rëndësishme e Francës është shkruar në Britani.

Kura e tij kur nuk kishte frymëzim.
Ndërkohë që po punonte për veprën e tij madhore “Të Mjerët”, Hygo krijoi një strategji unike e cila e detyronte atë të shkruante. Pasi zhvishej, kyçej në një dhomë ku nuk kishte asgjë përveç stilolapsit dhe letrës. Ai urdhëronte shërbyesin e tij që të mos i kthente rrobat deri kur të bënte progres në shkrimin e veprës voluminoze e cila është më shumë se 1500 faqe.

Shën Viktori
Viktor Hygo është shpallur shenjt në besimin Vietnamez të Cao Dai e cila është një përzierje mes Budizmit, Taoismit, Konfucianizmit dhe Krishtërimit.

Besimi është krijuar në vitin 1926, katër dekada pas vdekjes së tij, ku një ndër tempujt e parë i është kushtuar autorit francez.

Një statujë e Hygoit është vendosur në tempullin Cao Dai në Tay Ninh.

Një jetë e kaluar në marrëdhënie të komplikuara dashurie.
Hygoi është martuar me Adele Foucher në tetor të vitit 1822 dhe çifti ka jetuar sëbashku për 46 vjet deri kur ajo vdiq. Por, ai, gjithashtu kishte edhe lidhje të shumta jashtëmartesore.

Lidhja e tij me aktivisten e njohur për të drejtat e grave dhe vajzave, Juliette Drouet ishte më e njohura. Ajo e ndoqi kur u largua nga Franca dhe u vendos në Guernesy pranë shtëpisë së tij dhe jetoi aty deri kur ato u larguan. Ka shkruar mbi 20000 letra në të cilat flet për pasionin dhe xhelozinë e saj.