Piramidat e Egjiptit mund të jenë piramidat që zgjojnë më së shumti interesim tek njerëzit, mirëpo duket se e njëjta gjë nuk vlen edhe për jashtëtokësorët, të cilët duket se janë shumë më të interesuar për piramidat e Meksikës, veçanërisht për piramidën e njohur si Tlalnepantla.
Rasti i fundit i raportimit të një UFO-je që është parë në afërsi të piramidës në fjalë ka qenë më 10 tetor të këtij viti, që është vetëm një nga dhjetëra rastet që janë raportuar vetëm gjatë këtij viti.
Gjithsesi, rasti më i famshëm i shfaqjes së UFO-ve në afërsi të kësaj piramide vazhdon të jetë ai i 29 nëntorit të vitit 2008, kur një sërë objektesh të paidentifikuara fluturuese, e kishin ‘pushtuar’ qiellin mbi piramidën, duke u incizuar nga një numër i madh i të pranishmëve.