MENU
klinika

Foto

Plazhi i Gjipesë mbulohet nga plehrat, të rinjtë e pastrojnë

05.08.2020 - 10:03

Bregdeti shqiptar nga Veriu në Jug iu ofron pushuesve dhe turistëve çdo kënaqësi dhe iu jep mundësi për të zgjedhur se si duan t’i kalojnë ditët e tyre të pushimit në një panoramë të mrekullueshme dhe me të gjitha shërbimet.

Por ndërsa natyra i ka falur gjithçka Shqipërisë, përgjegjësia për t’u kujdesur për të është e njerëzve, të cilët jo gjithmonë e ushtrojnë këtë përgjegjësi. Gazetari Osman Stafa ka sjellë një panoramë të dhimbshme nga plazhi i mrekullueshëm i Gjipesë, një nga plazhet e virgjëra shqiptare.

foto galeri

Një pjesë e tij ishte mbuluar nga plehrat dhe pushuesit nuk kanë preferuar t’i marrin mbrapsht mbetjet e atyre ushqimeve e pijeve që konsumojnë dhe mungesa e kontejnerëve e ka favorizuar më shumë.

Por gazetari Stafa ka vënë në lëvizje disa të rinj që pushonin në këtë plazh dhe për 45 minuta zona është pastruar duke i kthyer Gjipesë mrekullinë e detit dhe ajrit të pastër.

“Mora disa qese nga një lokal, e fillova të mbledh mbeturinat. Dallgët po fillonin t’i merrnin mbeturinat brenda ne det. Fillova i vetëm…
Më pas mu bashkua dhe Renaldo Salianji, shoku i kauzave të mira. Reagimi i ne të dyve e dha efektin. Disa djem rreth te 20-tave nga Fieri, (Renato, Blerimi, Miri, Xhentian, Ornel), na u bashkuan e na ndihmuan që për 45 minuta këtë pellg të madh me mbeturina ta pastronim. Mbeturinat i mori në makinë një qytetar tjetër dashamirës, i cili vinte çdo vit në Gjipe”, shkruan ai.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN