MENU
klinika

Një listë për të gjitha vajzat

Po bën gati valixhen? Mos harro këto gjëra…

07.08.2020 - 10:58

Momentet e përgatitjes së valixhes janë gjithmonë stresuese për një femër, dilemat janë gjithmonë sa rroba duhet të marrin, një palë rroba banje apo dy.

Për këtë arsye, ne ju japim disa këshilla të vlefshme dhe praktike para se të niseni me pushime, në mënyrë që stresi dhe emocionet mos t’ju rrëmbejnë. Mos lini persona të tjerë të përgatisin valixhet tuaja, jeni  gjithmonë ju që duhet t’i bëni gati!

-Fillimisht bëni një listë të gjërave që do të merrni me vete, mundësisht hartojeni ditë përpara, kështu do të keni kohë për ta riparë nëse duhet të bëni ndryshime.

-Paketoni më parë gjërat më të mëdha e pastaj ato më të vogla.

-Përdorni çantat organizuese apo të tualetit.  Mënyra e paketimit të sendeve të lëngshme si shampove, balsamit, kremrave të ndryshme,  është po ashtu e rëndësishme. Në këtë rast, disa shishe më të vogla do të zgjidhnin shumë punë. Në fund të fundit, nuk ju nevojitet një shishe shampoje e plotë, për 10 ditë pushime. Prandaj hidheni në shishe më të vogla.

-Nëse udhëtoni me një shoqe me të cilën do të ndani edhe dhomën, disa gjëra nuk është nevoja t’i merrni të dyja palët.

-Këpucët zënë gjithmonë hapësirën më të madhe në valixhe, prandaj ekspertët  ju këshillojnë  që secilën këpucë ta fusni në qese më vete në mënyrë që të zërë pak vend. Sigurohuni që të merrni me vete vetëm ato këpucë që do i përdorni vërtet, dhe të vishni për rrugës ato që zënë më shumë vend.

Këpucët mund t’i përdorni edhe për të vendosur gjëra të vogla në hapësirat brenda tyre, sende që mund të dëmtohen lehtë, të cilat, gjithsesi, duhen mbështjellë më përpara.

-Gjërat që mund t’ju duhen gjatë rrugës, p.sh. kapele, shall, çadër, triko, etj, vendosini gjithmonë në një xhep të veçantë e lehtësisht të arritshëm.

Më poshtë do ju japim disa këshilla në lidhje me gjërat më të nevojshme që ju duhen në plazh.  Natyrisht ju do të niseni me kostum banjo, bluze dhe pantallona të shkurtra apo edhe fustan mund të zgjedhin vajzat, por këto gjëra nuk do të përfshihen në listë, sepse dihet se askush nuk do ti harronte.

Çanta e plazhit: 

I keni parasysh ato çantat e bukura plot ngjyra, të mëdha? Nxitoni ta blini, në kashtë ose plastike. Të thjeshtë, praktike dhe mbi të gjitha shumë të gjerë; Ajo është ideale për të mbajtur gjithçka ju nevojitet.

Peshqiri: 

Ai është gjëja e parë që duhet future në çantë, thelbësor për qëndruar nën diell dhe tharë pas një dushi freskues. Më mirë në qoftë se është me mikrofiber, për shkak se është më i lehtë, zë më pak hapësirë dhe mbi të gjitha rëra nuk ngjitet lehtë.

Kremi i diellit: 

Dihet, një ditë në plazh mund të kthehet në një makth të dhimbshëm në arna të kuqe nëse nuk përdorni krem kundra diellit. Zgjidhni një mbrojtje të mesme (15-20), por të mjaftueshme për tu nxirë që mbron nga orët e pikut diellor.

Vazelinë për buzët:

Një shok besnik i kremit të diellit është vazelina e buzëve. Shpesh plazhet janë të ngrohtë, por me erë dhe era shkakton të çara të bezdisshme dhe të dhimbshme. Vazelina është një e mirë e domosdoshme edhe për të parandaluar daljen e herpesit në buzë.

Syzet e diellit:

Syzet janë thelbësore, sepse ato shmangin shfaqjen e qarqeve të errëta të bezdisshëm dhe mbrojnë retinën nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit shumë të forta. Megjithatë kujdesuni të mos i mbani ato gjatë gjithë kohës sepse do të nxiheshit me pulla.

Libri:

Një libër i mire, një fjalëkryq, një gazetë, një libër me quize dhe gjëegjëza. Zgjidhni atë që ju përshtatet dhe merreni me vete; kjo do ju ndihmojë të relaksoheni në mënyrë të këndshme dhe të kaloni kohën e pritjes për tu nxirë dhe të merrni ngjyrën aq shumë të dëshiruar pa e ndjerë.